{"id":5097,"date":"2023-10-29T17:37:31","date_gmt":"2023-10-29T16:37:31","guid":{"rendered":"https:\/\/oglasi.infooglasi.rs\/oglasi\/oglasipresevo\/trendafili-i-bardhe-shtepia-botuese-albas-oglasi-presevo\/"},"modified":"2023-10-29T17:37:31","modified_gmt":"2023-10-29T16:37:31","slug":"trendafili-i-bardhe-shtepia-botuese-albas-oglasi-presevo","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/oglasi.infooglasi.rs\/oglasi\/oglasipresevo\/trendafili-i-bardhe-shtepia-botuese-albas-oglasi-presevo\/","title":{"rendered":"&#8220;Tr\u00ebndafili i bardh\u00eb\u201d &#8211; Sht\u00ebpia Botuese Albas &#8211; OGLASI PRE\u0160EVO"},"content":{"rendered":"<p><\/p>\n<div id=\"\">\n<p style=\"text-align: center;\"><i>Botimeve p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb\u00a0<b>nga sht\u00ebpia botuese ALBAS<\/b>\u00a0i shtohet edhe p\u00ebrralla *<b>\u201cTr\u00ebndafili i bardh\u00eb\u201d<\/b>\u00a0, nj\u00eb p\u00ebrrall\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb shqiptare e shkruar n\u00eb koh\u00ebt moderne, por q\u00eb na \u00e7on pas n\u00eb vite. B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr vitet \u201820-\u201830 t\u00eb shekullit t\u00eb kaluar, koh\u00eb kur Shqip\u00ebria drejtohej nga Mbreti Ahmet Zogu. Deri m\u00eb tani kjo periudh\u00eb na \u00ebsht\u00eb servirur vet\u00ebm nga historia. Nisur nga kjo,\u00a0<b>Princesha Elia Zaharia Zogu<\/b>, mendoi se di\u00e7ka mungonte: nj\u00eb hallk\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme, ajo e par\u00eb n\u00eb k\u00ebndv\u00ebshtrimin e p\u00ebrshtatsh\u00ebm p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt. N\u00ebp\u00ebrmjet p\u00ebrrall\u00ebs \u201cTr\u00ebndafili i bardh\u00eb\u201d autorja rr\u00ebfen koh\u00ebn e art\u00eb t\u00eb f\u00ebmij\u00ebris\u00eb s\u00eb Geraldin\u00ebs, v\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb n\u00eb jet\u00ebn e saj, pasionin p\u00ebr lulet e tr\u00ebndafilat e bardh\u00eb, njohjen me mbretin Zog t\u00eb shqiptar\u00ebve, ardhjen e saj n\u00eb Shqip\u00ebri, martes\u00ebn, e deri te lindja e princit Lek\u00eb. N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr\u00a0<b>Portalin Shkollor,<\/b>\u00a0autorja Elia Zaharia Zogu, rr\u00ebfen gjith\u00e7ka mbi k\u00ebt\u00eb botim v\u00ebrtet\u00eb interesant. Ju ftojm\u00eb ta lexoni.<\/i><\/p>\n<p><b>Zj.Elia ju kemi d\u00ebgjuar n\u00eb vitet \u201990 duke k\u00ebnduar n\u00eb grupin \u201cSpirit Voice\u201d, ju kemi par\u00eb t\u00eb aktroni n\u00eb filma shqiptar, por edhe n\u00eb Teat\u00ebr. Tanim\u00eb t\u2019i sapo i ke sjell\u00eb publikut edhe nj\u00eb lib\u00ebr p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb. A mund t\u00eb na rr\u00ebfesh pak p\u00ebr momentin kur vendose, le t\u00eb themi, q\u00eb t\u00eb shkruaje?<\/b><\/p>\n<p>Faleminderit p\u00ebr mund\u00ebsin\u00eb q\u00eb po me jepni p\u00ebr t\u2019ju drejtuar lexuesve tuaj! \u00cbsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb gjat\u00eb k\u00ebtyre viteve kam l\u00ebvruar n\u00eb disa zhanre artistike. T\u00eb gjitha i kam dashur dhe i dua shum\u00eb, dhe p\u00ebr koh\u00ebn q\u00eb u jam p\u00ebrkushtuar, kam dh\u00ebn\u00eb t\u00eb gjith\u00eb energjin\u00eb time. P\u00ebrsa i p\u00ebrket shkrimit, njer\u00ebzit nuk e din\u00eb, por un\u00eb n\u00eb mosh\u00ebn 12-vje\u00e7are kam qen\u00eb autorja e revist\u00ebs p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb \u201cSailor Moon, fantazi shqiptare\u201d dhe mbushja \u00e7do muaj revist\u00ebn me shkrime, tregime, poezi dhe vizatime t\u00eb miat. N\u00eb klas\u00eb t\u00eb tet\u00eb kam fituar konkursin si hartimi m\u00eb i mir\u00eb i shkollave 8-vje\u00e7are n\u00eb rang komb\u00ebtar. M\u00eb pas, gjat\u00eb viteve n\u00eb Franc\u00eb jam marr\u00eb jo pak me p\u00ebrkthime t\u00eb disa pjes\u00ebve teatrale, madje nj\u00ebra prej tyre \u00ebsht\u00eb ven\u00eb asokohe n\u00eb skene. Gjithashtu n\u00eb vitet e fundit n\u00eb Paris kam shkruar disa fragmente, gjithmon\u00eb teatrale, por q\u00eb nuk kam marr\u00eb guximin t\u2019i botoj. P\u00ebrralla e Tr\u00ebndafilit ka q\u00ebndruar me mua p\u00ebr disa vite, i jam kthyer e rikthyer. Ja lexoja familjar\u00ebve t\u00eb cil\u00ebt m\u00eb inkurajonin ta \u00e7oja deri n\u00eb fund. Nj\u00eb dit\u00eb vendosa t\u2019ia lexoj mikesh\u00ebs sime t\u00eb ngusht\u00eb Ledia Kostandini, q\u00eb \u00ebsht\u00eb edhe ilustratorja e librit. Ajo e p\u00eblqeu dhe u shpreh entuziaste p\u00ebr t\u00eb bashk\u00ebpunuar, por pa u ngutur, duke marr\u00eb koh\u00ebn e mjaftueshme q\u00eb p\u00ebrrall\u00ebs t\u2019i jepej kujdesi i merituar. Dhe k\u00ebshtu le t\u00eb themi filloi bashk\u00ebpunimi yn\u00eb i cili vazhdoi p\u00ebr dy vite, duke punuar e hulumtuar, deri n\u00eb kuror\u00ebzim t\u00eb k\u00ebtij krijimi.<\/p>\n<p>\u00a0<\/p>\n<p><b>Si t\u00eb lindi ideja p\u00ebr p\u00ebrrall\u00ebn \u201cTr\u00ebndafili i bardh\u00eb\u201d dhe pse zgjodhe t\u00eb shkruaje nj\u00eb p\u00ebrrall\u00eb dhe jo nj\u00eb zhan\u00ebr tjet\u00ebr?<\/b><\/p>\n<p>Mendoj q\u00eb gjat\u00eb k\u00ebtyre viteve pran\u00eb Princ Lek\u00ebs dhe Familjes Mbret\u00ebrore, figura e Mbret\u00ebresh\u00ebs Geraldin\u00eb m\u00eb ka frym\u00ebzuar shum\u00eb! Kam pasur fatin t\u00eb kem akses n\u00eb arkivat e familjes, foto, let\u00ebrk\u00ebmbime, biografit\u00eb e shkruara p\u00ebr t\u00eb, si edhe kujtimet e rr\u00ebfimet e bashk\u00ebshortit tim. Mendoj q\u00eb ajo periudh\u00eb e historis\u00eb \u00ebsht\u00eb shum\u00eb josh\u00ebse dhe trajtohet vazhdimisht nga historian\u00ebt, por \u00e7udit\u00ebrisht mungonte nj\u00eb hallk\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme, ajo e par\u00eb n\u00eb k\u00ebndv\u00ebshtrimin e p\u00ebrshtatsh\u00ebm p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt. P\u00ebr mua q\u00eb jam rritur me p\u00ebrrallat e gjysh\u00ebrve e prind\u00ebrve t\u00eb mi, \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb edhe t\u00eb vegj\u00eblit t\u00eb ken\u00eb p\u00ebrrall\u00ebn e tyre, q\u00eb u p\u00ebrket atyre, pasi \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e historis\u00eb s\u00eb vendit ton\u00eb. Mendoj ndonj\u00ebher\u00eb, vende t\u00eb tjera i kan\u00eb krijuar mbret\u00ebrit\u00eb imagjinare n\u00eb p\u00ebrrallat e tyre, nd\u00ebrsa ne e kemi pasur dhe mbret\u00ebresha Geraldin\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb frym\u00ebzuesja p\u00ebr p\u00ebrrall\u00eb, pasi jeta e saj i ka t\u00eb gjith\u00eb element\u00ebt e duhur ku mund t\u00eb mb\u00ebshtetesh.<\/p>\n<p>\u00a0<\/p>\n<p><b>\u00c7far\u00eb rr\u00ebfehet n\u00eb p\u00ebrrall\u00eb? P\u00ebr cilat vite b\u00ebhet fjal\u00eb? A p\u00ebrfundon ajo me nj\u00eb fund t\u00eb lumtur, si\u00e7 ndodh thuajse n\u00eb t\u00eb gjitha p\u00ebrrallat?<\/b><\/p>\n<p>Fabula e p\u00ebrrall\u00ebs \u00ebsht\u00eb jeta e Geraldin\u00ebs nga f\u00ebmij\u00ebria e hershme n\u00eb Hungari, si kontesh\u00ebz e vog\u00ebl e perandoris\u00eb austro-hungareze, formimi i saj, momentet e v\u00ebshtira q\u00eb n\u00eb mosh\u00eb t\u00eb njom\u00eb, deri tek ardhja n\u00eb vendin e shqiponjave dhe martesa me Mbretin Zog. B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr vitet 20-30 t\u00eb shekullit t\u00eb kaluar. P\u00ebrralla ka elemente imagjinare, ka simbolika dhe nj\u00eb prekje me shum\u00eb dashuri t\u00eb traditave, folklorit dhe mikpritjes shqiptare. Padyshim q\u00eb p\u00ebrralla mbyllet me nj\u00eb fund t\u00eb lumtur, pa\u00e7ka se p\u00ebr hir t\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs nuk ka nj\u00eb fund tipik. Kam zgjedhur q\u00eb fundi i k\u00ebsaj p\u00ebrralle t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb dritare e hapur nga ku \u00e7do lexues t\u00eb nis\u00eb fluturimin e tij.<\/p>\n<p>\u00a0<\/p>\n<p><b>P\u00ebrrallat jan\u00eb krijime mjaft t\u00eb vjetra; disa studiues mendojn\u00eb q\u00eb jan\u00eb mbetje te miteve te lashta; ato kan\u00eb nj\u00eb struktur\u00eb universale, \u00e7ka \u00ebsht\u00eb veti e p\u00ebrbashk\u00ebt p\u00ebr p\u00ebrrallat e \u00e7do populli. Idet\u00eb qe ato p\u00ebr\u00e7ojn\u00eb lidhen me d\u00ebshirat dhe \u00ebndrrat e njer\u00ebzimit p\u00ebr nj\u00eb jet\u00eb shum\u00eb m\u00eb t\u00eb bukur, m\u00eb t\u00eb past\u00ebr e m\u00eb me imagjinate sesa ajo q\u00eb iu ofron realiteti. Por ju vini me nj\u00eb p\u00ebrrall\u00eb t\u00eb koh\u00ebve moderne dhe bazuar n\u00eb personazhe e ngjarje t\u00eb v\u00ebrteta apo jo? E b\u00ebn kjo unike p\u00ebrrall\u00ebn shqiptare t\u00eb viteve \u20182000?<\/b><\/p>\n<p>Un\u00eb jam ndihmuar nga elemente shum\u00eb t\u00eb mistersh\u00ebm n\u00eb jet\u00ebn e mbret\u00ebresh\u00ebs. Fati n\u00eb p\u00ebrrall\u00ebn time vjen n\u00ebn petkun e tr\u00ebndafilit t\u00eb bardh\u00eb. Sigurisht ka shum\u00eb fantazi dhe imagjinat\u00eb, por t\u00eb nd\u00ebrthurura me nj\u00eb jet\u00eb shum\u00eb t\u00eb pasur t\u00eb Geraldin\u00ebs. Mjafton t\u00eb lexojm\u00eb dy librat e saj p\u00ebr t\u00eb kuptuar q\u00eb jeta e saj ishte realisht si nj\u00eb p\u00ebrrall\u00eb, me shum\u00eb ulje-ngritje, me fate t\u00eb parashkruar, me amanete t\u00eb \u00e7uara n\u00eb vend, me \u00ebndrra q\u00eb b\u00ebhen realitet pas shum\u00eb vitesh\u2026vet\u00eb historia e saj t\u00eb fton drejt k\u00ebtij zhanri q\u00eb besoj ende sot \u00ebsht\u00eb i preferuari im.<\/p>\n<p><b>Do t\u00eb thuash se p\u00ebrralla ka brenda edhe pak trillime?\u00a0<\/b><\/p>\n<p>Sigurisht q\u00eb ka, por m\u00eb shum\u00eb se trillime do t\u2019i quaja \u201cshkelje syri\u201d t\u00eb realitetit. Kjo pasi \u00ebsht\u00eb marr\u00eb nj\u00eb element real dhe \u00ebsht\u00eb \u00e7uar m\u00eb tej n\u00eb fantazi.<\/p>\n<p>\u00a0<\/p>\n<p><b>N\u00eb p\u00ebrrall\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrshkuar vendi i shqipeve, si\u00e7 e quani n\u00ebp\u00ebr rreshtat e p\u00ebrrall\u00ebs. Vjen i p\u00ebrshkuar shum\u00eb bukur dhe t\u00eb forcon ndjenjat e atdhetaris\u00eb. Teksa e shkruaje, n\u00eb nj\u00eb far\u00eb m\u00ebnyre, a ndjeje sikur rr\u00ebfeje p\u00ebr nj\u00eb mbret\u00ebri t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb?<\/b><\/p>\n<p>Sigurisht kam p\u00ebrshkruar mbret\u00ebrin\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb cil\u00ebn Mbret\u00ebresha Geraldin\u00eb e p\u00ebrqafoi fort n\u00eb zem\u00ebr deri dit\u00ebn e saj t\u00eb fundit. \u00c7do tradit\u00eb shqiptare, \u00e7do element komb\u00ebtar, ka sh\u00ebnjuar dhe l\u00ebn\u00eb gjurm\u00eb t\u00eb pashlyeshme n\u00eb shpirtin e saj. Ndaj edhe amaneti i saj ishte t\u00eb kthehej dhe t\u2019i mbyllte dit\u00ebt k\u00ebtu, n\u00eb vendin ton\u00eb, n\u00eb vendin qe i vuri kuror\u00ebn e mbret\u00ebresh\u00ebs. Un\u00eb vet\u00eb kam nj\u00eb pasion t\u00eb madh p\u00ebr traditat dhe artizanatin ton\u00eb. Madje n\u00eb dasm\u00ebn ton\u00eb ky folklor ishte kryefjala. N\u00ebse shihni me v\u00ebmendje ilustrimet, gjasht\u00eb valltar\u00ebt e kapur p\u00ebrdore me kostume nga t\u00eb gjitha trevat, jan\u00eb n\u00eb realitet gjasht\u00eb shoq\u00ebrueset e mia n\u00eb dasm\u00eb.<\/p>\n<p>\u00a0<\/p>\n<p><b>N\u00eb lajm\u00ebrimin tuaj mbi daljen nga shtypi t\u00eb \u201cTr\u00ebndafili i bardh\u00eb\u201d thoni se k\u00ebt\u00eb p\u00ebrrall\u00eb ja dedikoni familjes s\u00eb bashk\u00ebshortit, Princ Leka. jemi kurioz t\u00eb dim\u00eb, kujt\u00a0tjet\u00ebr\u00a0ja dedikoni k\u00ebt\u00eb p\u00ebrrall\u00eb, mos ndoshta nj\u00eb trash\u00ebgimtari n\u00eb zem\u00ebr a n\u00eb pritje?\u00a0 \u00a0<\/b><\/p>\n<p>Ja dedikoj shum\u00eb shpirtrave e njer\u00ebzve q\u00eb i japin kuptim jet\u00ebs sime, duke filluar nga gjysh\u00ebrit e mi t\u00eb ndjer\u00eb q\u00eb m\u00eb kan\u00eb rritur plot me p\u00ebrralla e fantazi, prind\u00ebrve t\u00eb mi t\u00eb dashur, Princit dhe familjes s\u00eb tij, dhe shpresoj do jet\u00eb nj\u00eb ogur i mir\u00eb n\u00eb t\u00eb ardhmen.<\/p>\n<p>\u00a0<\/p>\n<p><b>Kush ju ka ndihmuar n\u00eb botimin e k\u00ebtij libri estetikisht dhe sigurisht shum\u00eb t\u00ebrheq\u00ebs nga ana e jashtme?<\/b><\/p>\n<p>Libri ka marr\u00eb k\u00ebt\u00eb form\u00eb n\u00ebn kujdesin dhe bashk\u00ebpunimin skrupuloz me Ledia Kostaninin, e cila me nj\u00eb durim dhe talent t\u00eb pashembullt ka arritur t\u00eb realizoj\u00eb \u00e7do fantazi timen. Nuk mendoj se do kisha mundur t\u00eb realizoja k\u00ebt\u00eb lib\u00ebr me dik\u00eb tjet\u00ebr, pasi njohja e hershme me Ledian, besimi absolut te nj\u00ebra-tjetra, ka b\u00ebr\u00eb q\u00eb p\u00ebrpos bashk\u00ebpunimit, ky lib\u00ebr t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb histori miq\u00ebsie shum\u00eb e fort\u00eb. N\u00eb lice kemi qen\u00eb n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn klas\u00eb dhe q\u00eb at\u00ebher\u00eb Ledia vinte pikturonte nga pak n\u00eb telajot e mia, dhe un\u00eb n\u00eb t\u00eb sajat. Si t\u00eb them, duket sikur d\u00ebshira p\u00ebr t\u00eb sjell\u00eb nj\u00eb vep\u00ebr t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt ka filluar 20 vite m\u00eb par\u00eb. Nd\u00ebrkoh\u00eb kemi pasur edhe inkurajimin e Rita Petros e cila na stimuloi shum\u00eb p\u00ebr ta \u00e7uar p\u00ebrpara k\u00ebt\u00eb d\u00ebshir\u00eb ton\u00ebn. Ajo e lexoi p\u00ebrrall\u00ebn dhe u shpreh gjithashtu entuziaste. Kjo m\u00eb dha shum\u00eb kurajo, pasi Rita kalon n\u00eb duar shum\u00eb libra p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb, shum\u00eb p\u00ebrralla, ndaj vler\u00ebsimi i saj p\u00ebr mua ishte stimul shum\u00eb i fort\u00eb.<\/p>\n<p>\u00a0<\/p>\n<p><b>Pikturat, sa jan\u00eb t\u00eb lidhura me personazhet e v\u00ebrteta t\u00eb p\u00ebrrall\u00ebs?<\/b><\/p>\n<p>Ilustrimet kan\u00eb ardhur pas nj\u00eb hulumtimi t\u00eb gjat\u00eb n\u00eb albumet e vjetra t\u00eb familjes. Kemi punuar shum\u00eb mbi personazhet e koh\u00ebs, si Princeshat, Mbreti dhe vet\u00eb Geraldina, por sigurisht ka edhe disa personazhe t\u00eb dit\u00ebve tona, sidomos familjare.<\/p>\n<p><b>A do t\u00eb preferoje q\u00eb nj\u00eb dit\u00eb kjo p\u00ebrrall\u00eb t\u00eb shfaqej edhe n\u00eb televizion si nj\u00eb film i animuar p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb?<\/b><\/p>\n<p>Keni lexuar mendjen time\u2026<\/p>\n<p>\u00a0<\/p>\n<p><b>Nisur nga eksperienca si autore tashm\u00eb e p\u00ebrrall\u00ebs \u201cTr\u00ebndafili i bardh\u00eb\u201d, a t\u00eb ka p\u00ebrfshir\u00eb ndjesia p\u00ebr nj\u00eb projekt t\u00eb ardhsh\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim?<\/b><\/p>\n<p>Kam zgjedhur lexuesin m\u00eb t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb, at\u00eb grupmosh\u00eb q\u00eb nuk g\u00ebnjen kurr\u00eb. Them se do t\u2019i besoj symbyllur atyre dhe do t\u00eb jen\u00eb lexuesit e vegj\u00ebl ata q\u00eb do ta diktojn\u00eb k\u00ebt\u00eb n\u00eb t\u00eb ardhmen.<\/p>\n<p><i>*(P\u00ebrrall\u00ebn \u201cTr\u00ebndafili i bardh\u00eb\u201d do t\u00eb keni mund\u00ebsi ta gjeni n\u00eb stend\u00ebn e sht\u00ebpis\u00eb botuese ALBAS n\u00eb Panairin e Librit n\u00eb Tiran\u00eb, te Pallati i Kongreseve nga data 13 deri n\u00eb 17 n\u00ebntor, si dhe n\u00eb librarit\u00eb tona)\u00a0<\/i><\/p>\n<p>\u00a0<\/p>\n<p><b>(Intervistoi Nanila Allkja Bi\u00e7aku, Portali Shkollor)\u00a0<\/b><\/p>\n<\/div>\n<p><a href=\"https:\/\/albas.al\/trendafili-i-bardhe\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">Source link <\/a><br \/>\n\n &#8220;Tr\u00ebndafili i bardh\u00eb\u201d &#8211; Sht\u00ebpia Botuese Albas<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Botimeve p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb\u00a0nga sht\u00ebpia botuese ALBAS\u00a0i shtohet edhe p\u00ebrralla *\u201cTr\u00ebndafili i bardh\u00eb\u201d\u00a0, nj\u00eb p\u00ebrrall\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb shqiptare e shkruar n\u00eb&hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":5098,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-5097","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-oglasi-presevo"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/oglasi.infooglasi.rs\/oglasi\/oglasipresevo\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5097","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/oglasi.infooglasi.rs\/oglasi\/oglasipresevo\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/oglasi.infooglasi.rs\/oglasi\/oglasipresevo\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/oglasi.infooglasi.rs\/oglasi\/oglasipresevo\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/oglasi.infooglasi.rs\/oglasi\/oglasipresevo\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=5097"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/oglasi.infooglasi.rs\/oglasi\/oglasipresevo\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5097\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/oglasi.infooglasi.rs\/oglasi\/oglasipresevo\/wp-json\/wp\/v2\/media\/5098"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/oglasi.infooglasi.rs\/oglasi\/oglasipresevo\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=5097"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/oglasi.infooglasi.rs\/oglasi\/oglasipresevo\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=5097"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/oglasi.infooglasi.rs\/oglasi\/oglasipresevo\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=5097"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}