{"id":5135,"date":"2023-11-12T10:15:43","date_gmt":"2023-11-12T09:15:43","guid":{"rendered":"https:\/\/oglasi.infooglasi.rs\/oglasi\/oglasipresevo\/flet-fituesi-luan-topciu-shtepia-botuese-albas-oglasi-presevo\/"},"modified":"2023-11-12T10:15:43","modified_gmt":"2023-11-12T09:15:43","slug":"flet-fituesi-luan-topciu-shtepia-botuese-albas-oglasi-presevo","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/oglasi.infooglasi.rs\/oglasi\/oglasipresevo\/flet-fituesi-luan-topciu-shtepia-botuese-albas-oglasi-presevo\/","title":{"rendered":"Flet fituesi Luan Top\u00e7iu &#8211; Sht\u00ebpia Botuese Albas &#8211; OGLASI PRE\u0160EVO"},"content":{"rendered":"<p><\/p>\n<div id=\"\">\n<p style=\"text-align: center;\"><i>Ai nuk \u00ebsht\u00eb i panjohur p\u00ebr bot\u00ebn e librave dhe p\u00ebr lexuesit shqiptar. Luan Top\u00e7iu sipikat n\u00eb letrat shqipe si kritik, studiues letrar, profesor universitar, p\u00ebrkthyes apo diplomat. Me nj\u00eb kontribut n\u00eb njohjen e kultur\u00ebs rumune, p\u00ebr vet\u00eb angazhimin diplomatik q\u00eb ka n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend, ai ka botuar nj\u00eb s\u00ebr\u00eb librash n\u00eb shqip e rumanisht. S\u00eb fundmi, Ministria e Kultur\u00ebs e ka vler\u00ebsuar me \u00c7mimin Komb\u00ebtar p\u00ebr P\u00ebrkthimin m\u00eb t\u00eb mir\u00eb p\u00ebr vitin 2018 me librin e Linda Maria Baros \u201cSht\u00ebpia me brisqe rroje\u201d, botuar nga sht\u00ebpia botuese ALBAS. Top\u00e7iu u vler\u00ebsua me motivacionin p\u00ebr p\u00ebrkthimet e arrira artistikisht, me gjuh\u00eb t\u00eb begat\u00eb e frym\u00eb, p\u00ebr veprat e p\u00ebrzgjedhura q\u00eb kan\u00eb pasuruar letrat nd\u00ebrsjelltazi, bot\u00ebn e librave me libra nga bota. N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb dh\u00ebn\u00eb p\u00ebr Portalin Shkollor ai ka folur p\u00ebr ndjesit\u00eb e marrjes s\u00eb k\u00ebtij \u00e7mimi dhe p\u00ebr t\u00eb qenurit p\u00ebrkthyes e autor i shum\u00eb librave.\u00a0<\/i><\/p>\n<p>\u00a0<\/p>\n<p><b>Z.Top\u00e7iu ju sapo jeni vler\u00ebsuar me \u00e7mimin letrar si p\u00ebrkthyesi m\u00eb i mir\u00eb p\u00ebr vitin 2018, me librin e Linda Maria Baros \u201cSht\u00ebpia me brisqe rroje\u201d. Si u ndjet\u00eb kur iu dha ky \u00e7mim? Mund t\u00eb na rr\u00ebfeni pak nga ai moment, po e ndiqje nga ku, sepse dim\u00eb q\u00eb nuk mund\u00ebt t\u00eb ishit i pranish\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb event t\u00eb organizuar nga Ministria e Kultur\u00ebs?\u00a0<\/b><\/p>\n<p>Ndihem jasht\u00ebzakonisht i nderuar q\u00eb m\u2019u dha ky \u00e7mim i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm. Mora vesh q\u00eb isha i nominuar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7mim nga rrjetet sociale dhe e dija dat\u00ebn dhe or\u00ebn e ceremonis\u00eb. Befasia ishte kur mora fotot e para nga miq q\u00eb ndodheshin n\u00eb sall\u00eb dhe m\u00eb konfirmuan faktin se isha fitues. P\u00ebr nj\u00eb njeri q\u00eb punon, g\u00ebzimi i nj\u00eb \u00e7mimi komb\u00ebtar, por dhe \u00e7far\u00ebdolloj vler\u00ebsimi \u00ebsht\u00eb i natyrsh\u00ebm dhe legjitim.<\/p>\n<p><b>Nuk \u00ebsht\u00eb hera e par\u00eb q\u00eb vler\u00ebsoheni me \u00e7mime p\u00ebr let\u00ebrsin\u00eb, kujtojm\u00eb q\u00eb keni fituar \u00e7mimet nd\u00ebrkomb\u00ebtare\u00a0 \u201cValahia\u201d dhe \u201cLucian Blaga\u201d. Por \u00e7far\u00eb do t\u00eb thot\u00eb p\u00ebr ju tashm\u00eb t\u00eb vler\u00ebsoheshit edhe komb\u00ebtarisht si p\u00ebrkthyes, me motivacionin p\u00ebr p\u00ebrkthimet e arrira artistikisht, me gjuh\u00eb t\u00eb begat\u00eb e frym\u00eb, p\u00ebr veprat e p\u00ebrzgjedhura q\u00eb kan\u00eb pasuruar letrat nd\u00ebrsjelltazi, bot\u00ebn e librave me libra nga bota?<\/b><\/p>\n<p>Librat e mi fillojn\u00eb nga fjalor\u00eb akademik\u00eb dygjuh\u00ebsh, sprova, hulumtime p\u00ebr let\u00ebrsin\u00eb dhe artin dhe vazhdon me dhjetra libra t\u00eb p\u00ebrkthyer. Aktualisht drejtoj nj\u00eb revist\u00eb albanologjike dhe kulturore n\u00eb Bukuresht, \u201cAlbanica\u201d, e cila ka rreth 250 faqe dhe botohet nga ALAR (Shoqata e Shqiptar\u00ebve t\u00eb Rumanis\u00eb). Edhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb revist\u00eb kam p\u00ebrkthyer qindra faqe nga let\u00ebrsia shqipe dhe nga studimet albanologjike. Pra, p\u00ebrkthimi tek un\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pun\u00eb shum\u00ebvje\u00e7are, sepse e konsideroj t\u00eb domosdoshme dhe t\u00eb vlefshme kur \u00ebsht\u00eb fjala p\u00ebr njohjen e kultur\u00ebs s\u00eb nj\u00eb populli dhe sidomos p\u00ebr qarkullimin e vlerave. P\u00ebrkthimi nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb akt artistik dhe kulturor, por edhe nj\u00eb akt i shprehjes identitare. K\u00ebshtu q\u00eb jam ndjer\u00eb shum\u00eb i nderuar dhe i motivuar kur m\u00eb kan\u00eb vler\u00ebsuar me dy \u00e7mime t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb Rumani p\u00ebr p\u00ebrkthim, si\u00e7 e theksoni edhe ju n\u00eb pyetjen tuaj. Por marrja e \u00e7mimit n\u00eb Shqip\u00ebri, p\u00ebr mua, ka nj\u00eb dometh\u00ebnie t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb dhe, sigurisht, edhe emocione t\u00eb rralla, sepse ky \u00e7mim \u00ebsht\u00eb i barabart\u00eb me mir\u00ebnjohjen n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb t\u00ebnde. M\u00ebm\u00ebdheu im mbetet gjuha shqipe. Dua t\u00eb shtoj dhe di\u00e7ka, kur shkruan nj\u00eb lib\u00ebr, kur p\u00ebrkthen nj\u00eb lib\u00ebr, askush nuk mendon se ai do t\u2019i n\u00ebnshtrohet nj\u00eb konkursi.\u00a0 Libri konkurron me veten e tij. \u00c7mimet ve\u00e7se zbukurojn\u00eb dhe motivojn\u00eb pun\u00ebn e krijuesit. Fatin e librit, n\u00eb fakt, e vendos koha dhe lexuesi.\u00a0Nd\u00ebrsa motivimi i juris\u00eb duket se ka parasysh ndihmes\u00ebn time, m\u00eb gjer\u00eb se sa tek nj\u00eb v\u00ebllim i p\u00ebrkthyer. I shpreh mir\u00ebnjohjen an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb juris\u00eb dhe t\u00eb gjith\u00eb dashamir\u00ebsve t\u00eb mi p\u00ebr urimet dhe p\u00ebrkrahjen.<\/p>\n<p><b>Me sht\u00ebpin\u00eb botuese Albas ju keni bashk\u00ebpunuar p\u00ebr t\u00eb sjell\u00eb t\u00eb p\u00ebrkthyer dy libra, at\u00eb t\u00eb Liviu Lungu, Burgosja e poetit Ovidius, n\u00eb vitin 2017 dhe po n\u00eb k\u00ebt\u00eb vit, librin e Linda Maria Baros, \u201cSht\u00ebpia me brisqe rroje\u201d, me t\u00eb cilin fituat edhe \u00e7mimin e fundit. Ishte nj\u00eb zgjedhje e juaja apo e sugjeruar p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrkthyer k\u00ebt\u00eb lib\u00ebr t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb me poezi, i cili autores romune-franceze i ka dh\u00ebn\u00eb \u00e7mimin Guillaume Apollinaire n\u00eb Paris, 2007?<\/b><\/p>\n<p>Me Sht\u00ebpin\u00eb Botuese Albas kam bashk\u00ebpunuar disa her\u00eb. M\u00eb 2017 kam botuar n\u00eb Rumani nj\u00eb v\u00ebllim me poezi t\u00eb Rita Petros, botuar n\u00eb Sht\u00ebpin\u00eb Botuese t\u00eb mir\u00ebnjohur rumune \u201cCorint\u201d dhe m\u00eb 2018 Albas-i boton romanin Burgosja e poetit Ovidius t\u00eb shkrimtarit rumun, me origjin\u00eb shqiptare nga n\u00ebna, Liviu Lungu. P\u00ebrzgjedhja e librit t\u00eb poetes rumuno-franceze, Linda Maria Baros, p\u00ebr ta p\u00ebrkthyer n\u00eb shqip ishte thjesht p\u00ebrzgjedhja ime. Jam nisur nga ideja p\u00ebr t\u2019i ofruar lexuesit shqiptar nj\u00eb poet \u201cndryshe\u201d, modern n\u00eb konceptimin e poezis\u00eb, n\u00eb p\u00ebrfytyrimin artistik dhe gjuh\u00ebn poetike t\u00eb p\u00ebrdorur. P\u00ebr k\u00ebto arsye, Linda Maria Baros \u00ebsht\u00eb vler\u00ebsuar me \u00e7mimin Guillaume Apollinaire n\u00eb Franc\u00eb n\u00eb 2007. Poezia e saj \u00ebsht\u00eb botuar n\u00eb 39 vende. \u00cbsht\u00eb n\u00ebnkryetare e Pen-Club-it francez, Doktore shkencash n\u00eb let\u00ebrsi t\u00eb krahasuar n\u00eb\u00a0 Universitetin e Sorbon\u00ebs, an\u00ebtare me titull n\u00eb Akademin\u00eb Mallarm\u00e9 n\u00eb Franc\u00eb. Drejtore e Festivalit franko-anglez t\u00eb poezis\u00eb, q\u00eb zhvillohet n\u00eb Paris. \u00cbsht\u00eb edhe botuese dhe drejton Sht\u00ebpin\u00eb Botuese La Traducti\u00e8re. \u00cbsht\u00eb kryeredaktore e revist\u00ebs nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb poezis\u00eb La Traducti\u00e8re, q\u00eb e boton kjo sht\u00ebpi botuese. Ka p\u00ebrkthyer rreth 40 libra. Pra, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb autore me nj\u00eb veprimtari letrare t\u00eb jasht\u00ebzakonshme, por edhe nj\u00eb poete e vler\u00ebsuar.<\/p>\n<p><b>A mund t\u00eb na flisni di\u00e7ka m\u00eb tep\u00ebr rreth librit \u201cSht\u00ebpia me brisqe rroje\u201d, i cili duket q\u00eb t\u00eb intrigon q\u00eb n\u00eb titull?\u00a0<\/b><\/p>\n<p>Libri me poezi \u201cSht\u00ebpia me brisqe rroje\u201d i poetes rumuno-franceze Linda Maria Baros, ngjason nj\u00eb ngrehin\u00eb metaforike t\u00eb siguris\u00eb s\u00eb lart\u00eb, nj\u00eb godin\u00eb e fortifikuar me mure imazhesh, p\u00ebrfytyrimesh, figurash, meditimesh etj. Sht\u00ebpia metaforike \u00ebsht\u00eb e mbrojtur nga \u201ebrisqe t\u00eb mpreht\u00eb\u201d, q\u00eb e mbrojn\u00eb nga rreziqet e jashtme. \u00cbsht\u00eb fjala p\u00ebr nj\u00eb metatekst, ku teksti nuk fillon dhe nuk mbaron duke l\u00eb\u00e7itur vet\u00ebm nj\u00eb poezi t\u00eb vetme, por kur lexon t\u00eb gjith\u00eb v\u00ebllimin, sepse ai funksionon si nj\u00eb i t\u00ebr\u00eb, ashtu si\u00e7 nuk mund t\u00eb quhet e plot\u00eb nj\u00eb vizit\u00eb n\u00eb nj\u00eb godin\u00eb, n\u00eb qoft\u00eb se nuk shikon t\u00eb gjitha dhomat, bodrumet, kthinat, vendet e fshehta t\u00eb saj etj. \u201cSht\u00ebpia me brisqe rroje\u201d \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kronotop ku muret pik\u00ebtakohen, ku takohet hap\u00ebsira dhe koha, si\u00e7 takohen rrug\u00ebt, kthimet, pritjet, shpresat, ankthet, dashuria, frika, malli, \u00ebndrrat. N\u00eb\u00a0 muret e sht\u00ebpis\u00eb nyj\u00ebtohet gjith\u00e7ka dhe midis k\u00ebtyre mureve t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb gjendesh gjithmon\u00eb, si n\u00eb asnj\u00eb vend tjet\u00ebr, i vet\u00ebm, ball\u00eb p\u00ebr ball\u00eb me fill\u00ebrin\u00eb. Linda Maria Baros ndjek nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr t\u00eb njohur vetveten. Ajo e vizaton dhe e viziton sht\u00ebpin\u00eb e krijuar prej saj, duke p\u00ebrdorur mjete nga m\u00eb t\u00eb ndryshmet, konkreten, abstrakten, brend\u00ebsin\u00eb dhe pjes\u00ebn e jashtme, unin \u2013 t\u00eb tjer\u00ebt, arsyen \u2013 ndjenj\u00ebn. Kjo godin\u00eb metaforike e nd\u00ebrtuar prej saj nuk p\u00ebrfundon, megjith\u00ebse i ka t\u00eb gjitha p\u00ebrb\u00ebr\u00ebsit (simbolik\u00eb): pragun, der\u00ebn, dyshemen\u00eb, tavolin\u00ebn, dritaret, muret. I mungon \u00e7atia, e cila l\u00eb hap\u00ebsir\u00eb p\u00ebr perspektiva t\u00eb panjohura. Ve\u00e7an\u00ebrisht spikat p\u00ebrdorimi i nj\u00eb simbolizmi konkret.<\/p>\n<p><b>Vepra nuk i takon vet\u00ebm shkrimtares n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, por edhe p\u00ebrkthyesit q\u00eb e sjell at\u00eb n\u00eb nj\u00eb gjuh\u00eb tjet\u00ebr. Ju keni p\u00ebrkthyer mbi 30 libra, p\u00ebrve\u00e7se jeni autor i shum\u00eb librave studimor\u00eb, me ese etj. \u00cbsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb jesh p\u00ebrkthyes?<\/b><\/p>\n<p><b>\u00a0<\/b>P\u00ebrkthyesi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nd\u00ebrmjet\u00ebs midis kulturave. Sigurisht, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pun\u00eb komplekse. P\u00ebrkthimi nuk mund t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb akt thjesht gjuh\u00ebsor, leksikor. Nj\u00eb p\u00ebrkthim i mir\u00eb \u00ebsht\u00eb ai q\u00eb p\u00ebrkthen mend\u00ebsin\u00eb, kultur\u00ebn e autorit, ve\u00e7orit\u00eb psikologjike komb\u00ebtare, ai q\u00eb asimilon figuracionin dhe teknikat e shkrimit etj. Performanca m\u00eb e madhe e nj\u00eb p\u00ebrkthimi ndodh at\u00ebher\u00eb kur p\u00ebrkthimi nuk ndihet si i till\u00eb, por sikur \u00ebsht\u00eb shkruar n\u00eb gjuh\u00ebn e p\u00ebrkthyer. Kur vjen fjala p\u00ebr poezin\u00eb, kjo n\u00ebnkupton edhe njohjen e ligjeve t\u00eb muzik\u00ebs, t\u00eb varg\u00ebzimit dhe ritmit, sakt\u00ebsis\u00eb s\u00eb fjal\u00ebve (p\u00ebrve\u00e7 studimit t\u00eb sh\u00ebnjimit, theksit leksikor, gramatikor dhe stilistik, modalitetit, koherenc\u00ebs s\u00eb stilit, inkuadrimin e tekstit n\u00eb korpusin e shkrimtarit, vendin e autorit n\u00eb epok\u00eb, etj.). Pra, p\u00ebrkthimi nuk presupozon vet\u00ebm njohjen e dy gjuh\u00ebve q\u00eb p\u00ebrdor, por edhe talent, intuit\u00eb, njohje shum\u00ebplan\u00ebshe, aft\u00ebsi krijuse etj. Nj\u00eb p\u00ebrkthyesi t\u00eb mir\u00eb nuk duhet t\u2019i mungojn\u00eb demon\u00ebt e krijimit. N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, p\u00ebrkthyesi shton frym\u00ebn e vet me gjuh\u00ebn q\u00eb p\u00ebrdor, me dinamik\u00ebn dhe ritmin q\u00eb i jep p\u00ebrkthimit. Libri p\u00ebrjetohet dhe rishkruhet nga p\u00ebrkthyesi me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn k\u00ebrsh\u00ebri dhe zell sic ndodh tek autori. T\u00eb gjitha keto element\u00eb e b\u00ebjn\u00eb p\u00ebrkthyesin autor t\u00eb dyt\u00eb t\u00eb vepr\u00ebs (n\u00eb nj\u00eb form\u00eb t\u00eb re). Po t\u2019i kthehemi ndihmes\u00ebs s\u00eb p\u00ebrkthyesit n\u00eb kultur\u00ebn e nj\u00eb vendi, do t\u00eb pohoja se nj\u00eb gjuh\u00eb \u00ebsht\u00eb formuar dhe forcuar s\u00eb pari nga p\u00ebrkthimi, dhe jo rast\u00ebsisht shkrimtar\u00ebt e m\u00ebdhenj komb\u00ebtar\u00eb t\u00eb periudhave t\u00eb ndryshme, ve\u00e7an\u00ebrisht romantik\u00ebt e t\u00eb gjitha gjuh\u00ebve dhe kulturave, ishin nj\u00ebkoh\u00ebsisht edhe p\u00ebrkthyes t\u00eb zjarrt\u00eb. N\u00eb thelb, n\u00eb nj\u00eb kuptim m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb, pasuria shkrimore nuk ndahet n\u00eb origjinal dhe i p\u00ebrkthyer, n\u00eb prodhim vendas apo i importuar. Shkrimi \u00ebsht\u00eb dhe p\u00ebrkthim. Gjuha shqipe i detyrohet, p\u00ebrpos autor\u00ebve shqipshkrues, dhe p\u00ebrkthimeve t\u00eb Kristofor Kristoforidhi, Fan Nolit, Robert Shvarc, Petro Zhejit, etj. Kultura shqiptare shkrimore nuk p\u00ebrb\u00ebhet vet\u00ebm nga librat e shkruar nga shkrimtar\u00ebt shqiptar\u00eb, por dhe nga librat e p\u00ebrkthyer nga autor\u00eb t\u00eb huaj n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe.<\/p>\n<p><b>Cilat jan\u00eb ndryshimet mes nj\u00eb shkrimtari dhe nj\u00eb p\u00ebrkthyesi, po pik\u00ebtakimet mes tyre?<\/b><\/p>\n<p>P\u00ebrkthyesi letrar nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb njoh\u00ebs shum\u00eb i mir\u00eb i gjuh\u00ebs nga p\u00ebrkthen, por nj\u00eb shkrimtar n\u00eb gjuh\u00ebn n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn p\u00ebrkthen- ky \u00ebsht\u00eb pik\u00ebtakimi. Ndryshimi \u00ebsht\u00eb se operon me idet\u00eb dhe figuracionin e tjet\u00ebrkujt. Identifikimi i p\u00ebrkthyesit me autorin, asimilimi i ideve t\u00eb tjetrit, t\u00eb m\u00ebsohesh me veshjen e tjetrit, t\u00eb m\u00ebsohesh t\u00eb jetosh n\u00ebn l\u00ebkur\u00ebn e tjetrit, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb proces i domosdosh\u00ebm.\u00a0 P\u00ebrkthimi nuk mjafton t\u00eb jet\u00eb vet\u00ebm besnik, por dhe i bukur.\u00a0Padyshim n\u00eb se t\u00eb p\u00eblqen teksti q\u00eb p\u00ebrkthen e b\u00ebn pun\u00ebn e p\u00ebrkthimit m\u00eb josh\u00ebse, m\u00eb mikluese. N\u00eb \u00e7do \u00e7ast p\u00ebrkthimi t\u00eb vendos para dilemash, problemesh q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb zgjidhje. \u00c7do zgjidhje gjuh\u00ebsore apo kuptimore t\u00eb shkakton nj\u00eb k\u00ebnaq\u00ebsi, nj\u00ebsoj si shkrimtari kur shkruan vepr\u00ebn, n\u00eb gjetjen e fjal\u00ebve dhe prosedeve krijuese. Gjithmon\u00eb ka m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb alternativ\u00eb, p\u00ebr shkak t\u00eb sinonimis\u00eb, apo rendit sintaksor gjuh\u00ebsor, por dhe t\u00eb sintaks\u00ebs s\u00eb imazheve. T\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb ka b\u00ebr\u00eb edhe shkrimtari kur ka shkruar vepr\u00ebn. Gjetja artistike, mesazhi, intriga, universaliteti, ambiguiteti, sigurisht, i takojn\u00eb shkrimtarit.<\/p>\n<p>\u00a0<\/p>\n<p><b>Jemi kurioz\u00eb t\u00eb dim\u00eb edhe p\u00ebr llojin e gjuh\u00ebs nga ku p\u00ebrktheni, q\u00eb m\u00eb s\u00eb shumti \u00ebsht\u00eb rumanishtja. Pse zgjidhni t\u00eb sillni vepra nga gjuha rumune n\u00eb shqip dhe e anasjelltas? \u00c7far\u00eb ju ka lidhur me k\u00ebt\u00eb gjuh\u00eb ballkanase?<\/b><\/p>\n<p>\u00a0<\/p>\n<p>P\u00ebrkthimet e mia jan\u00eb nga rumanishtja n\u00eb shqip dhe anasjelltas, por kam p\u00ebrkthyer, m\u00eb rrall\u00eb, dhe n\u00eb fr\u00ebngjisht. Vitin e kaluar u botua nj\u00eb v\u00ebllim 3 gjuh\u00ebsh n\u00eb Paris i poetes shqiptare Luljeta Lleshanaku, ku jam p\u00ebrkthyes i saj n\u00eb fr\u00ebngjisht. Kam rreth 25 vjet q\u00eb jetoj n\u00eb Bukuresht. Kam studiuar, kam mbrojtur doktoratur\u00ebn n\u00eb let\u00ebrsi t\u00eb krahasuar n\u00eb Universitetin e Bukureshtit dhe kam botuar dhjetra libra n\u00eb rumanisht, p\u00ebr t\u00eb cilat jam shp\u00ebrblyer me \u00e7mime dhe vler\u00ebsime. Jam, gjithashtu, an\u00ebtar i Lidhjes s\u00eb Shrimtar\u00ebve t\u00eb Rumanis\u00eb. Rumanishtja \u00ebsht\u00eb gjuha ime e pun\u00ebs sot. N\u00eb k\u00ebt\u00eb gjuh\u00eb kam shkruar dhe kam botuar qindra faqe, n\u00eb k\u00ebt\u00eb gjuh\u00eb mbaj ligj\u00ebratat universitare, n\u00eb k\u00ebt\u00eb gjuh\u00eb kam lexuar qindra autor\u00eb e libra, qofshin rumun\u00eb, qofshin t\u00eb huaj. Duke qen\u00eb nj\u00eb autor dygjuh\u00ebsh e duke u ndodhur midis dy kulturave, e kam ndjer\u00eb si detyrim intelektual dhe moral t\u00eb p\u00ebrkthej nga k\u00ebto dy gjuh\u00eb. N\u00eb fakt, kam dashur t\u00eb ndaj me lexuesin shqiptar, k\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb q\u00eb kam ndjer\u00eb si l\u00eb\u00e7it\u00ebs i let\u00ebrsis\u00eb rumune dhe anasjelltas.<\/p>\n<p>\u00a0<\/p>\n<p>\u00a0<\/p>\n<p>\u00a0<\/p>\n<p><b>(Intervistoi Nanila Allkja Bi\u00e7aku, Portali Shkollor)\u00a0<\/b><\/p>\n<\/div>\n<p><a href=\"https:\/\/albas.al\/flet-fituesi-luan-topciu\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">Source link <\/a><br \/>\n\n Flet fituesi Luan Top\u00e7iu &#8211; Sht\u00ebpia Botuese Albas<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ai nuk \u00ebsht\u00eb i panjohur p\u00ebr bot\u00ebn e librave dhe p\u00ebr lexuesit shqiptar. Luan Top\u00e7iu sipikat n\u00eb letrat shqipe si&hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":5136,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-5135","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-oglasi-presevo"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/oglasi.infooglasi.rs\/oglasi\/oglasipresevo\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5135","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/oglasi.infooglasi.rs\/oglasi\/oglasipresevo\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/oglasi.infooglasi.rs\/oglasi\/oglasipresevo\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/oglasi.infooglasi.rs\/oglasi\/oglasipresevo\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/oglasi.infooglasi.rs\/oglasi\/oglasipresevo\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=5135"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/oglasi.infooglasi.rs\/oglasi\/oglasipresevo\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5135\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/oglasi.infooglasi.rs\/oglasi\/oglasipresevo\/wp-json\/wp\/v2\/media\/5136"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/oglasi.infooglasi.rs\/oglasi\/oglasipresevo\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=5135"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/oglasi.infooglasi.rs\/oglasi\/oglasipresevo\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=5135"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/oglasi.infooglasi.rs\/oglasi\/oglasipresevo\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=5135"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}