{"id":5148,"date":"2023-12-01T15:24:44","date_gmt":"2023-12-01T14:24:44","guid":{"rendered":"https:\/\/oglasi.infooglasi.rs\/oglasi\/oglasipresevo\/udhezues-shtepia-botuese-albas-oglasi-presevo\/"},"modified":"2023-12-01T15:24:44","modified_gmt":"2023-12-01T14:24:44","slug":"udhezues-shtepia-botuese-albas-oglasi-presevo","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/oglasi.infooglasi.rs\/oglasi\/oglasipresevo\/udhezues-shtepia-botuese-albas-oglasi-presevo\/","title":{"rendered":"Udh\u00ebzues &#8211; Sht\u00ebpia Botuese Albas &#8211; OGLASI PRE\u0160EVO"},"content":{"rendered":"<p><\/p>\n<div id=\"\">\n<p>Paketat shoq\u00ebrohen me udh\u00ebzuesin metodik (librat e m\u00ebsuesit), t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb hartuar n\u00eb baz\u00eb t\u00eb programit t\u00eb MASR. Udh\u00ebzuesi ndihmon m\u00ebsuesin dhe prindin t\u00eb punojn\u00eb me f\u00ebmij\u00ebn.<\/p>\n<p>Sht\u00ebpia Botuese ALBAS ka p\u00ebrgatitur p\u00ebr t\u00eb tria grupmoshat e parashkollorit tri paketa:<\/p>\n<p><b>Hop-Hop, faqet arg\u00ebtuese\u00a0<\/b>(p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt 3-4 vje\u00e7ar\u00eb);<\/p>\n<p><b>9 miqt\u00eb e mi<\/b>\u00a0(p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt 4-5 vje\u00e7ar\u00eb);<\/p>\n<p><b>Nj\u00eb hap drejt shkoll\u00ebs<\/b>\u00a0(p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt 5-6 vje\u00e7ar\u00eb).<\/p>\n<p>Paketat jan\u00eb hartuar n\u00eb baz\u00eb t\u00eb programit t\u00eb MAS-it dhe realizojn\u00eb objektivat e tij, si:<\/p>\n<p>a. Transmetimi dhe zb\u00ebrthimi i njohurive shkencore sipas disiplinave q\u00eb parashikon programi;<\/p>\n<p>b. Ushtrimi i njohurive n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb integruar, q\u00eb f\u00ebmija t\u00eb fitoj\u00eb aft\u00ebsi, shprehi e kreativitet;<\/p>\n<p>c. Zgjedhja e rrug\u00ebve didaktike e metodike p\u00ebr t\u2019i transmetuar e p\u00ebrpunuar njohurit\u00eb e dh\u00ebna, duke kap\u00ebrcyer shkall\u00ebt e v\u00ebshtir\u00ebsive t\u00eb njohurive nga nj\u00ebra grupmosh\u00eb n\u00eb tjetr\u00ebn.<\/p>\n<p><b>Paketat shoq\u00ebrohen edhe me udh\u00ebzuesit metodik\u00eb<\/b>\u00a0(librat e m\u00ebsuesit) dhe gjenden dhe n\u00eb adres\u00ebn e internetit\u00a0<a href=\"http:\/\/www.albas.al\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">www.albas.al<\/a>\u00a0, mund t\u00eb shkrkohen falas. Aty zb\u00ebrthehen objektivat e temave sipas k\u00ebrkesave t\u00eb programit: njohurit\u00eb gjuh\u00ebsore, matematikore, shkencore, t\u00eb edukimit personal e shoq\u00ebror dhe artistik.<\/p>\n<p>\u00a0<\/p>\n<section id=\"section_3\" class=\"entry\"><b>Dosja HOP-HOP<\/b>\u00a0\u00ebsht\u00eb krijuar p\u00ebr t\u2019i m\u00ebsuar f\u00ebmij\u00ebt duke u arg\u00ebtuar. Ilustrimet e flet\u00ebve jan\u00eb frym\u00ebzuar nga bota e f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb mosh\u00ebs 3-4 vje\u00e7are: nga mjedisi n\u00eb t\u00eb cilin jetojn\u00eb, nga natyra, nga kafsh\u00ebt, si dhe nga p\u00ebrrallat e dashura e personazhet e filmave vizatimor\u00eb. Kjo atmosfer\u00eb frym\u00ebzimi dhe fantazie m\u00eb ka nxitur t\u00eb ofroj nj\u00eb shum\u00ebllojshm\u00ebri metodash e teknikash, si: veprimtari, loj\u00ebra (gjuh\u00ebsore, l\u00ebvizore, n\u00eb dyshe, n\u00eb skuadra), pun\u00eb artistike, pun\u00eb me fjalorin, konkurruese, loj\u00eb teatrore, m\u00ebsime vjershash dhe p\u00ebrrallash, lexime, muzik\u00eb e k\u00ebrcime, shfaqje videosh, projekte, eksperimente etj. Sasia e madhe e veprimtarive n\u00eb nj\u00eb tem\u00eb m\u00ebsimore \u00ebsht\u00eb konceptuar jo vet\u00ebm te zb\u00ebrthimi i t\u00eb gjitha koncepteve e objektivave kryesor\u00eb, por edhe te liria e t\u00eb zgjidhurit t\u00eb tyre q\u00eb gjykoni se u p\u00ebrshtaten f\u00ebmij\u00ebve apo mund\u00ebsive tuaja p\u00ebr t\u2019u realizuar, si dhe q\u00eb t\u00eb mbulojn\u00eb t\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebn e q\u00ebndrimit t\u00eb f\u00ebmij\u00ebs n\u00eb kopsht.Edukimi \u00ebsht\u00eb zgjedhje, mund\u00ebsi dhe liriK\u00ebto metoda e teknika bashk\u00ebkohore t\u00eb larmishme q\u00eb jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb udh\u00ebzues metodik, jan\u00eb konceptuar p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrcjell\u00eb:<\/p>\n<ul>\n<li>Nd\u00ebrthurjen e situatave metodike rreth koncepteve kryesore t\u00eb tem\u00ebs;<\/li>\n<li>Nd\u00ebrthurjen nd\u00ebrl\u00ebndore t\u00eb pes\u00eb fushave t\u00eb njohjes (gjuh\u00ebsore, matematikore, shkencore, artistike dhe t\u00eb edukimit social e mjedisor);<\/li>\n<li>Nd\u00ebrthurjen e pes\u00eb fushave kryesore t\u00eb zhvillimit t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm n\u00eb f\u00ebmij\u00ebrin\u00eb e hershme: zhvillimit njoh\u00ebs (konjitiv), zhvillimit t\u00eb t\u00eb shqiptuarit e t\u00eb t\u00eb folurit, zhvillimit social dhe emocional, zhvillimit t\u00eb vog\u00ebl dhe atij t\u00eb madh motorik;<\/li>\n<li>Nd\u00ebrthurjen e nx\u00ebnies me edukimin, procese k\u00ebto t\u00eb pandara dhe nj\u00ebsoj t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme.<\/li>\n<\/ul>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 tyre, p\u00ebr nj\u00eb efikasitet maksimal n\u00eb m\u00ebsimdh\u00ebnie, pra, jo thjesht p\u00ebr t\u00eb arritur objektivat e caktuar, por p\u00ebr t\u2019u \u00e7liruar f\u00ebmij\u00ebve fantazin\u00eb, p\u00ebr t\u2019u ngacmuar idet\u00eb dhe emocionet dhe \u00ebpr t\u2019i nxitur t\u00eb \u00ebnd\u00ebrrojn\u00eb, nevojitet nd\u00ebrthurja q\u00eb ju do t\u2019i b\u00ebni zbatimit t\u00eb k\u00ebtyre modeleve t\u00eb sugjeruara me p\u00ebrgatitjen dhe p\u00ebrvoj\u00ebn tuaj. Po ashtu, nevojitet edhe nd\u00ebrthurja e profesionalizmit tuaj me pasionin.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrtimi i shprehis\u00eb s\u00eb pun\u00ebs, duke punuar me gj\u00ebra t\u00eb thjeshta q\u00eb ndodhen p\u00ebrreth dhe me d\u00ebshir\u00eb, i ndihmon ata t\u00eb m\u00ebsojn\u00eb me t\u00eb gjitha shqisat, q\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00ebnyra m\u00eb e mir\u00eb p\u00ebr t\u00eb nxitur aktivizimin e secilit f\u00ebmij\u00eb dhe shoq\u00ebrizimin me nj\u00ebri-tjetrin. Puna n\u00eb dyshe dhe ajo me grupe \u00ebsht\u00eb e dobishme edhe p\u00ebr sa i p\u00ebrket aspektit psiko-motor: i shkatht\u00ebson ata fizikisht, i b\u00ebn pjes\u00ebmarr\u00ebs (shmang ndrojtjen dhe ndjesin\u00eb e inferioritetit) dhe i nxit t\u00eb shprehen e t\u00eb njohin m\u00eb mir\u00eb veten dhe t\u00eb tjer\u00ebt.<\/p>\n<p>Puna me projekte (projektet javore), risia e k\u00ebtij udh\u00ebzuesi, \u00ebsht\u00eb e vazhdueshme (\u00e7do t\u00eb premte) dhe aktuale (veprimtari festive sipas kalendarit), si dhe sh\u00ebrben si nj\u00eb p\u00ebrmbledhje t\u00eb njohurive t\u00eb marra gjat\u00eb jav\u00ebs. P\u00ebrve\u00e7 projekteve javore, n\u00eb fund t\u00eb vitit f\u00ebmij\u00ebt do t\u00eb ken\u00eb realizuar s\u00eb bashku me m\u00ebsuesin\/en nj\u00eb projekt madhor (projektin vjetor), t\u00eb cilin do ta shfaqin p\u00ebrpara prind\u00ebrve dhe t\u00eb ftuarve t\u00eb tjer\u00eb. P\u00ebrgatitja p\u00ebr k\u00ebt\u00eb projekt \u00ebsht\u00eb e vazhdueshme, \u00e7ka do t\u00eb thot\u00eb se edhe puna p\u00ebr t\u00eb \u00ebsht\u00eb e till\u00eb. Ne kemi sugjeruar projektin \u201cDosjelandi\u201d dhe her\u00eb pas here kemi paraqitur pjes\u00eb t\u00eb pun\u00ebs me projektin, por ju duhet ta zhvilloni dhe ta pasuroni projektin me ide t\u00eb tjera, t\u00eb cilat mund t\u00eb marrin shkas nga bisedat me f\u00ebmij\u00ebt gjat\u00eb pun\u00ebs.<\/p>\n<\/section>\n<section id=\"section_4\" class=\"entry\">\n<div class=\"media\">\n<p><b>Udh\u00ebzues metodik p\u00ebr librin \u201c9 \u00a0miqt\u00eb e mi\u201d<br \/><\/b><\/p>\n<p><b>Zb\u00ebrthimi i tem\u00ebs.\u00a0<\/b>Njohurit\u00eb baz\u00eb gjuh\u00ebsore, shkencore, sociale, artistike q\u00eb duhet t\u00eb fitoj\u00eb f\u00ebmija jan\u00eb paraqitur n\u00eb tekstin e f\u00ebmij\u00ebs \u201c9 miqt\u00eb e mi\u201d me an\u00eb t\u00eb situatave dhe materialit figurativ e synimet. Nd\u00ebrsa n\u00eb librin e msuesit (udh\u00ebzuesin didaktik) ofrohen metoda e teknika t\u00eb larmishme si dhe sugjerohet baza materiale q\u00eb i nevojitet m\u00ebsueses\/prindit p\u00ebr zb\u00ebrthimin e sakt\u00eb t\u00eb informacionit t\u00eb dh\u00ebn\u00eb n\u00eb tekstin e f\u00ebmij\u00ebs. N\u00eb udh\u00ebzues trajtohen temat q\u00eb p\u00ebrmban plani m\u00ebsimor, t\u00eb cilat mb\u00ebshteten me projekte t\u00eb larmishme mujore dhe veprimtari festive t\u00eb vitit, t\u00eb cilat nxitin aft\u00ebsit\u00eb ndijimore, l\u00ebvizore e ve\u00e7an\u00ebrisht krijuese t\u00eb f\u00ebmij\u00ebs. P\u00ebr zb\u00ebrthimin e objektivave t\u00eb \u00e7do teme sugjerohen disa veprimtari prej t\u00eb cilave m\u00ebsuesja zgjedh ose l\u00eb f\u00ebmij\u00ebt t\u00eb zgjedhin, sipas mund\u00ebsive apo d\u00ebshirave q\u00eb kan\u00eb. Me k\u00ebt\u00eb \u00ebsht\u00eb synuar t\u00eb m\u00ebsuarit n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb g\u00ebzueshme dhe zbavit\u00ebse, duke besuar fort se \u201cEdukimi \u00ebsht\u00eb zgjedhje, mund\u00ebsi dhe liri\u201d. Veprimtarit\u00eb, gjithashtu, sh\u00ebrbejn\u00eb p\u00ebr mbulimin n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb efikase t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs q\u00eb f\u00ebmija q\u00ebndron n\u00eb kopsht. Ato jan\u00eb t\u00eb shum\u00ebllojshme, leht\u00ebsisht t\u00eb realizueshme (shpesh me mjete rrethanore apo sende t\u00eb reciklueshme) dhe synojn\u00eb zhvillimin e p\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve 4-5 vje\u00e7ar\u00eb, t\u00eb 5 fushave zhvillimore: zhvillimin e t\u00eb folurit e t\u00eb t\u00eb shqiptuarit, zhvillimin konjitiv (njoh\u00ebs), zhvillimin emocional-social (ndjesor e shoq\u00ebrizues), zhvillimin e vog\u00ebl dhe at\u00eb t\u00eb madh motorik (l\u00ebvizor). Kjo nd\u00ebrthurje \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb m\u00eb synimin q\u00eb t\u00eb krijohen modele t\u00eb arrira t\u00eb m\u00ebsimdh\u00ebnies, duke g\u00ebrshetuar nx\u00ebnien me edukimin, procese k\u00ebto t\u00eb pandara dhe nj\u00ebsoj t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme.<\/p>\n<p><b>P\u00ebrvet\u00ebsimi i njohurive.\u00a0<\/b>M\u00ebsimi fillon me veprimtarit\u00eb hyr\u00ebse, t\u00eb cilat sh\u00ebrbejn\u00eb p\u00ebr t\u2019u futur n\u00eb situat\u00ebn e trajtuar n\u00eb lib\u00ebr, p\u00ebr t\u00eb shpjeguar konkretisht konceptet dhe p\u00ebr zhvillimin ndjesor, shoq\u00ebrizues, shqisor apo l\u00ebvizor. M\u00eb tej, pyetjet e rubrik\u00ebs s\u00eb bashk\u00ebbisedimit e nxitin f\u00ebmij\u00ebn t\u00eb flas\u00eb p\u00ebr njohurit\u00eb q\u00eb ka, por e b\u00ebjn\u00eb t\u00eb reflektoj\u00eb dhe t\u00eb rr\u00ebfej\u00eb p\u00ebrvojat vetjake, duke b\u00ebr\u00eb lidhjen e asaj q\u00eb m\u00ebson me jet\u00ebn e p\u00ebrditshme. Ato jan\u00eb nd\u00ebrtuar me nj\u00eb gjuh\u00eb t\u00eb thjesht\u00eb e t\u00eb kuptueshme dhe e nxitin f\u00ebmij\u00ebn t\u00eb v\u00ebzhgoj\u00eb m e kujdes bot\u00ebn p\u00ebrreth dhe t\u00eb zbuloj\u00eb t\u00eb panjohur\u00ebn e t\u00eb m\u00ebsoje p\u00ebr t\u00eb. Duke u nisur nga vetvetja dhe duke p\u00ebrvet\u00ebsuar bashk\u00eb me t\u00eb tjer\u00ebt njohuri t\u00eb reja, f\u00ebmija b\u00ebhet i sigurt, shmang ankthin dhe i shpreh lirsh\u00ebm mendimet dhe emocionet e tij. Pas k\u00ebsaj ai ndihet i gatsh\u00ebm t\u00eb plot\u00ebsoj\u00eb k\u00ebrkesat n\u00eb lib\u00ebr. Rimarrja e njohurive t\u00eb kaluara b\u00ebhet vazhdimisht n\u00eb \u00e7do tem\u00eb t\u00eb re, duke ndihmuar k\u00ebshtu n\u00eb p\u00ebrvet\u00ebsimin e njohurive dhe n\u00eb ngulitjen e tyre.<\/p>\n<p><b>Veprimtaria e pavarur e f\u00ebmij\u00ebs.<\/b>\u00a0Nj\u00eb nga etapat m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb t\u00eb nx\u00ebnit \u00ebsht\u00eb nxjerrja e nj\u00eb produkti nga vet\u00eb f\u00ebmija. Puna krijuese, si: vizatimet, ngjyrosjet, aplikacionet, mbjellja e luleve, kujdesi p\u00ebr to e veprimtari t\u00eb tjera, si dhe plot\u00ebsimi i detyrave\/k\u00ebrkesave t\u00eb tekstit b\u00ebhen hap pas hapi dhe vazhdimisht t\u00eb shoq\u00ebruara me bashk\u00ebbisedim dhe shpjegim, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb asnj\u00eb f\u00ebmij\u00eb t\u00eb mos mbetet prapa, edhe n\u00eb rastet kur nuk e kupton, k\u00ebto veprimtari i rritin f\u00ebmij\u00ebs vet\u00ebbesimin, i nxitin shpirtin krijues dhe i ngulitin m\u00eb mir\u00eb njohurit\u00eb e fituara.<\/p>\n<\/div>\n<p><b>Udh\u00ebzues metodik p\u00ebr paket\u00ebn \u201cNj\u00eb hap drejt shkoll\u00ebs\u201d<\/b><\/p>\n<p><b>Zb\u00ebrthimi i tem\u00ebs.\u00a0<\/b>N\u00eb \u00e7do faqe t\u00eb tekstit t\u00eb f\u00ebmij\u00ebs jan\u00eb paraqitur, me an\u00eb t\u00eb situatave dhe materialit figurativ dhe ilustrativ, njohurit\u00eb baz\u00eb gjuh\u00ebsore, shkencore, sociale, artistike q\u00eb duhet t\u00eb fitoj\u00eb f\u00ebmija. N\u00eb librat e m\u00ebsuesit ofrohen metoda e teknika t\u00eb larmishme, si dhe sugjerohet baza materiale q\u00eb i nevojitet m\u00ebsueses\/prindit p\u00ebr zb\u00ebrthimin e sakt\u00eb t\u00eb informacionit t\u00eb dh\u00ebn\u00eb n\u00eb tekstin e f\u00ebmij\u00ebs. Me an\u00eb t\u00eb shembujve, ideve dhe sugjerimeve nxitet m\u00ebsuesja\/prindi p\u00ebr realizimin e tij, duke trajtuar veprimtari q\u00eb zhvillohen si n\u00eb or\u00ebt e parashikuara n\u00eb program, por edhe p\u00ebr mbulimin n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb efikase t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs q\u00eb f\u00ebmija q\u00ebndron n\u00eb kopsht. Kjo nd\u00ebrthurje \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb me synimin q\u00eb t\u00eb krijohen modele t\u00eb arrira t\u00eb m\u00ebsimdh\u00ebnies, duke g\u00ebrshetuar nx\u00ebnien dhe edukimin , procese k\u00ebto t\u00eb pandara dhe nj\u00ebsoj t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme.<\/p>\n<p><b>P\u00ebrvet\u00ebsimi i njohurive.\u00a0<\/b>Pyetjet e rubrik\u00ebs s\u00eb bashk\u00ebbisedimit e nxitin f\u00ebmij\u00ebn t\u00eb flas\u00eb p\u00ebr njohurit\u00eb q\u00eb ka, por e b\u00ebjn\u00eb t\u00eb reflektoj\u00eb dhe t\u00eb rr\u00ebfej\u00eb p\u00ebrvojat vetjake, duke b\u00ebr\u00eb lidhjen e asaj q\u00eb m\u00ebson me jet\u00ebn e p\u00ebrditshme. Ato jan\u00eb nd\u00ebrtuar me nj\u00eb gjuh\u00eb t\u00eb thjesht\u00eb e t\u00eb kuptueshme dhe e nxitin f\u00ebmij\u00ebn t\u00eb v\u00ebzhgoj\u00eb me kujdes bot\u00ebn p\u00ebrreth dhe t\u00eb zbuloj\u00eb t\u00eb panjohur\u00ebn e t\u00eb m\u00ebsoj\u00eb p\u00ebr t\u00eb. Duke u nisur nga vetvetja dhe duke p\u00ebrvet\u00ebsuar bashk\u00eb me t\u00eb tjer\u00ebt njohuri t\u00eb reja, f\u00ebmija b\u00ebhet i sigurt\u00eb, shmang ankthin dhe i shpreh lirsh\u00ebm mendimet dhe emocionet e tij.<\/p>\n<p><b>Veprimtaria e pavarur e f\u00ebmij\u00ebs.\u00a0<\/b>Nj\u00eb nga etapat m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb t\u00eb nx\u00ebnit \u00ebsht\u00eb nxjerrja e nj\u00eb produkti ng vet\u00eb f\u00ebmija. Puna krijuese, si: vizatimet, ngjyrosjet, aplikacionet, mbjellja e luleve, kujdesi p\u00ebr to e veprimtari t\u00eb tjera, si dhe plot\u00ebsimi i detyrave\/k\u00ebrkesave t\u00eb tekstit bhen hap pas hapi dhe vazhdimisht t\u00eb shoq\u00ebruara me bashk\u00ebbisedim dhe shpjegim, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb asnj\u00eb f\u00ebmij\u00eb t\u00ebmos mbetet prapa, edhe n\u00eb rast kur nuk e kupton. K\u00ebto veprimtari i rritin f\u00ebmij\u00ebs vet\u00ebbesimin, i nxitin shpirtin krijues dhe i ngulitin m\u00eb mir\u00eb njohurit\u00eb e fituara.<\/p>\n<p><b>(Portali Shkollor)<\/b><\/p>\n<\/section><\/div>\n<p><a href=\"https:\/\/albas.al\/udhezues-metodik-per-3-dosjet-e-parashkollorit-2\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">Source link <\/a><br \/>\n\n Udh\u00ebzues &#8211; Sht\u00ebpia Botuese Albas<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Paketat shoq\u00ebrohen me udh\u00ebzuesin metodik (librat e m\u00ebsuesit), t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb hartuar n\u00eb baz\u00eb t\u00eb programit t\u00eb MASR. Udh\u00ebzuesi ndihmon&hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":5149,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-5148","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-oglasi-presevo"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/oglasi.infooglasi.rs\/oglasi\/oglasipresevo\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5148","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/oglasi.infooglasi.rs\/oglasi\/oglasipresevo\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/oglasi.infooglasi.rs\/oglasi\/oglasipresevo\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/oglasi.infooglasi.rs\/oglasi\/oglasipresevo\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/oglasi.infooglasi.rs\/oglasi\/oglasipresevo\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=5148"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/oglasi.infooglasi.rs\/oglasi\/oglasipresevo\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5148\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/oglasi.infooglasi.rs\/oglasi\/oglasipresevo\/wp-json\/wp\/v2\/media\/5149"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/oglasi.infooglasi.rs\/oglasi\/oglasipresevo\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=5148"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/oglasi.infooglasi.rs\/oglasi\/oglasipresevo\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=5148"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/oglasi.infooglasi.rs\/oglasi\/oglasipresevo\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=5148"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}